Donnerstag, 5. März 2009

Nëna porosit Paris Hilton të qëndrojë e vetmuar


Nëna e Paris Hilton, Kathy, ka porositur vajzën e saj të qëndrojë larg nga skenat e takimeve, duke thënë se ajo ka nevojë për kohë për t’u shëruar nga ndarja me Benji Madden. Hilton i dha fund lidhjes me rokerin e bendit “Good Charlotte” në nëntorin e vitit të kaluar, pas nëntë muajsh së bashku, dhe tash raportohet se është në lidhje romantike me yllin e grupit “The Hills”, Doug Reinhardt.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen