Sonntag, 1. März 2009

Italia i ktheu Rusisë një kishë ortodokse


Italia i ka kthyer sot në pronësi Rusisë një kishë ortodokse, si gjest i vullnetit të mirë ndaj Moskës dhe besimit ortodoks. Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev udhëtoi në qytetin jugor italian Bari për të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit, e cila synon t'u japë shtysë lidhjeve mes dy vendeve dhe t'i zbutë raportet ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse të Rusisë.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen