Aktori i famshëm Richard Gere ka nxjerrë në shitje një nga shtëpitë e tij. Ajo gjendet në Water Mill, pranë New Yorkut dhe kushton 8,8 milionë dollarë. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1700, ka dhjetë dhoma, shtatë banja, si dhe një pishinë e një park. Nuk dihet nëse aktori është prekur nga kriza ekonomike dhe as nëse do ketë ndonjë blerës, që mund t’ia lejojë vetes një dhuratë të tillë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen